Flash

Ronaldo Fenomeni nuk ka dyshime: Topin e Artë duhet ta fitojë Benzema

Lapsi.al 14 October 2021
Ronaldo Fenomeni nuk ka dyshime: Topin e Artë duhet ta fitojë Benzema
Ronaldo Fenomeni do t’i kishte dhënë Topin e Artë Karim Benzema. Lufta për trofeun është më e hapur se kurrë. Me hegjemoninë e Cristiano Ronaldos dhe Messit tani gjithnjë e më të lëkundur, ka shumë kandidatë që synojnë fronin. Messi që fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe luan për PSG duket të jetë favoriti natyral. Konkurrenca, megjithatë, nuk mungon: Kampioni i Europës me Italinë dhe me klubin Jorginho. Pastaj Lewandowski që ka fituar gjithcka e pagoi për mungesën e dorëzimit të çmimit vitin e kaluar. Ronaldo dhe Mbappé mbeten gjithnjë në lojë... e praktikisht do të mbledhin vota. Ditët e fundit, janë rritur shumë edhe kuotat për Benzema. Qendërsulmuesi, megjithatë, mund të mburret me "sponsorizimin" e disa kampionëve të mëdhenj. I fundit, në kohë, është Ronaldo. Jo ish-shoku i tij i skuadrës por një futbollist që ka fituar dy Kupa Bote dhe po aq Topa të Artë. Një zë pra mjaft autoritar. E që, nga qendërsulmuesit, kupton e mirë madje.
"Pa dyshim, kandidati im për Topin e Artë është Benzema. Sulmuesi më i mirë. Në nivelet më të larta prej 10 vjetësh dhe kampion mbi gjithçka tjetër. Nuk besoni?". Mbetet për të kuptuar se çfarë mund të sjellë sulmuesi francez si trofe. Viti 2021 i tij, i menduar si vit kalendarik, ishte i nivelit më të lartë: 34 gola dhe 15 asist. Benzema vetëm i shkoi pranë titullit në Spanjë. E pavarësisht një evropiani të shkëlqyer me Francën, ai nuk ishte në gjendje të kontribuonte në fitoren e Kampionatit Evropian. Sidoqoftë, ai e kompensoi situatën në Ligën e Kombeve, duke tërhequr Kampionët e Botës drejt fitores me dy gola shumë të rëndë kundër Belgjikës dhe Spanjës. E në avantazhin e tij ka edhe kombësinë: është francez, si kushdo që cakton titullin. Edhe pse deri më tani nuk ka qenë një faktor diskriminues. Francezi i fundit që fitoi një trofe ishte Zidane në 1998. E duhet patur parasysh se fitimi i një Kupe Bote nuk ishte i mjaftueshëm për Griezmann. Mbetet në këtë pikë për të kuptuar se sa e fortë do të jetë... shtytja e Fenomenit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI