Flash

Studimi i Parlamentit të BE: Italia është 'parajsa' fiskale e futbollistëve të huaj

Lapsi.al 14 October 2021
Studimi i Parlamentit të BE: Italia është 'parajsa'

Italia është një nga vendet evropiane që inkurajon më shumë ardhjen e futbollistëve të mëdhenj profesionistë nga jashtë, të tërhequr nga një regjim fiskal që u garanton atyre një përjashtim prej 50 përqind mbi bazën tatimore. Kjo është ajo që del nga studimi i titulluar 'Taksimi i futbollit profesionist në BE' i botuar nga Parlamenti Evropian dhe i kërkuar nga Komiteti i Çështjeve Fiskale të Eurodhomës.

Regjimet e përjashtimit nga taksat, të zbatuara nga disa vende të BE-së "lejojnë lojtarët (dhe klubet indirekt) të gëzojnë një pjesë të pagës së tyre pa taksa" dhe për këtë arsye "të optimizojnë bazën tatimore të të ardhurave të lojtarëve", shkruajnë autorët e studimit. "Është e drejtë të thuhet se regjimi tatimor italian është një nga më tërheqësit për lojtarët kryesorë të huaj", ka shpjeguar profesor Robby Houben i Universitetit të Antëerp, një nga autorët e studimit mbi regjimet tatimore në shtatë vendet e BE-së që kanë kompeticionet kryesore të futbollit: Italia, Spanja, Franca, Gjermania, Belgjika, Holanda dhe Portugalia.

Reformat më domethënëse janë regjimi për banorët jo vendas (në thelb taksa e sheshtë prej 100,000 € për të ardhurat jo nga puna, nga të cilat ndër të tjerë përfituan Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku) dhe stimujt për të transferuar vendbanimin në Itali (sistemi i ndërtuar nga dekreti i dinjitetit përfundonte shpesh nën akuzë sepse do të favorizonte lojtarët e huaj). Kombinimi i këtyre parashikimeve, për të përdorur fjalët e studimit "konsiderohen se kanë një ndikim vendimtar në atraktivitetin fiskal të Italisë për futbollistët dhe për sportistët në përgjithësi".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI