Flash

Werner ka idenë e tij për kritikat: “Nëse do t'i kisha dëgjuar, nuk do arrija më të luaja”

Lapsi.al 14 October 2021
Werner ka idenë e tij për kritikat: “Nëse do t'i kisha

Timo Werner është bërë përsëri protagonist, jo vetëm për zërat e merkatos, por edhe për përfaqësimet e tij në fushë. Sulmuesi gjerman i Chelsea është rikthyer tek goli dhe po konfirmon cilësitë e tij edhe me kombëtaren. Pas një periudhe vërtetë të gjatë agjërimi, ish-sulmuesi i Leipzig po evidentohet për golat e shënuar: të fundit, dy golat me Gjermaninë e tij që kanë heshtur përsëri kritikat e shumta.

Pikërisht akuzat për aftësitë dhe talentin e tij ishin në rendin e ditës në media, por Werner, sic e pranon vetë, nuk i dëgjoi kurrë ato. Siç raportohet nga The Sun, në fakt, gjermani ka pohuar: "Kritikat? Më duhej t'i injoroja. Më duhej t'i injoroja sepse përndryshe, nëse do t'i mendoja, do të më duhej të ndaloja së luajturi. Nuk do të kisha mundur më të luaja futboll".

E me sa duket, në fund, qendërsulmuesi ka patur të drejtë: "E dija që golat do të vinin. Unë vetëm duhej të vazhdoja të punoja. Besimi në ekipin kombëtar? Nëse ndiej besim dhe e di që e kam, e di gjithashtu edhe se do të bëj mirë. Për mua është e rëndësishme të ndiej besimin e trajnerit".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI