Flash

Erion Veliaj del hapur/ Shpreh admirim për "atvrasjen" politike që kreu Lulzim Basha

Lapsi.al 15 October 2021
Erion Veliaj del hapur/ Shpreh admirim për "atvrasjen" politike

Erion Veliaj është projektuar tashmë si pasardhësi i paracaktuar i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste. Ish-kreu i G99 që u katapultua në forumet më të larta të PS, më pas u emërua ministër në qeverinë e parë të Ramës dhe më pas u zgjodh kryetar i Bashkisë më të madhe në vend. Qartazi ai po ndjek një trajektore të njohur të karrierës politike, ku kanë ecur para tij, edhe Rama, edhe Basha.

Pavarësisht se Veliaj e fsheh ambicien për ta zëvëndësuar Edi Ramën përmes një përuljeje emblematike ndaj liderit socialist, mandati i tretë që fitoi PS, e ka zgjatur ndjeshëm kohën e pritjes për shansin, që ai të jetë në krye të Partisë Socialiste.

Në këto kushte, duket se durimi po mpaket për Veliajn, që këtë të premte ka shfaqur hapur admirimin për aktin e shumëpërfolur të Bashës, "atvrasjen" politike, përmes largimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

Në një intervistë për Top Neës, Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Lulzim Basha mori një vendim shumë të guximshëm duke përjashtuar Berishën dhe për këtë meriton respekt.

“Duhet vlerësuar. Lulzim Basha mori një vendim shumë të guximshëm, edhe duhet vlerësuar le të themi më në fund disa karakteristika të një lideri që merr vendime të rëndësishme, sidomos me vendimin që mori për të larguar Sali Berishën nga partia. Meriton respekt. Edhe kundërshtarit duhet t’ia thuash. Lulzim Basha meriton respekt”-tha Veliaj.

Kjo është hera e parë që Veliaj shpreh hapur vlerësimin për goditjen që jep "biri" ndaj atit politik. Ky guxim i Veliajt për të parë me admirim eleminimin e atit politik, duket si një efekt i zgjatjes pa fund të qeverisjes së Ramës, që ka përpara edhe 4 vite të tjerë.

Vetë Rama e konsumoi "atvrasjen", kur izoloi ambicien politike të Fatos Nanos duke e eleminuar atë politikisht, pasi i mori partinë. Nëse Veliaj do të arrinte të kryente të njëjtën gjë, atëherë mund të thuhet se në PS kjo do të konsolidohej si traditë, megjithatë është ende herët për të folur, pasi kushtet për Veliajn nuk janë përmbushur ende dhe gjithçka i mbetet për momentin, është të kontrollojë padurimin e tij./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI