Flash

Rama përdhunon opozitën/ Marsh, votoni zgjatjen e vettingut pa negociata

Lapsi.al 15 October 2021
Rama përdhunon opozitën/ Marsh, votoni zgjatjen e vettingut pa

“Reforma në drejtësi është për t’u kryer dhe jo negociuar”. Kështu ka thënë Edi Rama, në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Kryeministri ka theksuar se do të kërkojë zgjatjen e mandatit për dy organet e vetting-ut. Për atë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Komisionerin Publik, por pa e negociuar atë me opozitën, pa votat e së cilës ky ndryshim kushtetues nuk mund ta kalojë në parlament.

Të enjten grupi parlamentar i PS mori vendimin për të depozituar në Kuvend nismën e firmosur nga më shumë 1/5 e anëtarëve të Kuvendit për të filluar ndryshimin e kushtetutës për ti hapur rrugë zgjatjes së KPK dhe Komisionerëve Publik, duke e shtyrë procesin e vetingut nga KP1A deri më 31,12,2024. Duke shtuar 30 muaj të tjera (faksimilja poshte).

Aucune description de photo disponible.

Se prej nga i buron kjo siguri për te ecur përpara pa konsensus, kryeministri e ka lënë të kuptohet qartë kur ai ka folur për partneritetin e ngushtë me SHBA-në që ka për këtë çështje. Pikërisht kjo duket se është arsueja që ai shfaq këtë arrogancë edhe me opozitën e Bashës, njësoj sikurse bënte me opozitën e Kujtim Gjuzit dhe Jenisherit.

Në fakt, e vënë nën trysninë e fortë të qeverisë dhe të diplomatëve amerikanë opozita po e vuan së tepërmi këtë tentativë për ta trajtuar si një relike fasadë. Brenda saj prej kohësh po zjen debati se si do të duhet të lëpijë ato që ka bështyrë për vettingun.

Menjëherë sapo qeveria hodhi këtë ide nënkryetarja e re e PD-së, Grida Duma bëri deklaratën se opozita do të qe konstruktive me reformën në drejtësi. Ndërsa më tej, nënkryetari tjetër, Alibeaj, i pyetur në “5 pyetjet nga Babaramo” u përdrodh pa dhënë një përgjigje të saktë (video ketu poshte).

Më tej ish ministri dhe deputeti demokrat Genc Pollo në një shkrim të fortë, lëshoi apelin: “Një votë e deputetëve të PD pro zgjatjes së vettingut, do të ishte shumë më e rëndë dhe më e ligë sesa votat e deputetëve socialistë për shembjen e Teatrit Kombëtar”.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Votat per vetingun, tradhëtia e fundit e Bashës

Dhe në fakt kështu është me të vërtetë. PD e ka denoncuar prej vitesh politizimin e vettingut, dhe rolin e tij selektiv në kapjen e reformës në drejtësi. Prandaj ajo e ka moralisht të pamundur tani, kur ndërkohë ky proces po demostron se ka dështuar, ti japë atij frymëmarrje.

Në pesë vite në filtrimin e pastërtisë dhe profesionalizmit të rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë arritur të përballen vetëm gjysma e tyre. Prandaj qeveria dhe disa ndërkombëtarë në hall, po i bëjnë thirrje PD-së të votojë ndryshime të reja kushtetuese për ta vazhduar këtë proces duke e zgjatur kohën e komisioneve të politizuara.

E vënë në këte pozicion të vështirë opozita është ndarë në dy ryma. Në atë të mbështetësve të bashës që nuk japin asnjë opbsion aq sa duket sikur nuk e kanë në dorë vendimmarrjen e tyre dhe atë të grupit që mbështet Berishën, i cili me anë të Oerd Bylykbashit ka hedhur versionin e këmbimit të votës për vettingun me reformën zgjedhore dhe atë teritoriale.

Por edhe këto Edi Rama as i ka përfilluar. Ai ka filluar pa bisedime proceduarat per futjen ne procesin parlamentar të zgjatjes së vettingut duke e lënë PD sërish me dilemën: do shërbejë si opozitë kukul apo do ndërmërë një votë anti-amerikane?   

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI