Flash

Gafë e Sarrit për Radu, ndërhyn Lazio: "Nuk ka patur Covid"

Lapsi.al 16 October 2021
Gafë e Sarrit për Radu, ndërhyn Lazio: "Nuk ka patur

Me Covid, pa Covid. Maurizio Sarri ka bërë një gafë të vërtetë në lidhje me gjendjen e Stefan Radu dhe Lazio duhej të ndërhynte zyrtarisht. Trajneri, duke folur për mbrojtësin që e ka përdorur shumë pak këtë sezon, është shprehur: "Nuk e shihja në gjendje të mirë, vetë Radu më tha se ai luftoi për t'u rikuperuar pas Covid". Sëmundje që ai në fakt nuk e ka kaluar, siç specifikohet nga Lazio: "Doza e dyfishtë e vaksinës i shkaktoi atij simptoma":

Kjo është deklarata e klubit bardhekaltër: "Duke iu referuar konferencës për shtyp të zotit Maurizio Sarri dhe fjalisë për lojtarin Stefan Radu, vetë trajneri ka specifikuar kuptimin e fjalëve të tij: lojtari nuk ka kontaktuar COVID-19 dhe i është nënshtrua rregullisht, si gjithë pjesa tjetër e ekipit, këtë verë, dozës së dyfishtë të vaksinës e cila në rastin e tij dha, për disa ditë, një reagim të butë dhe këmbëngulës”, thuhet në shënimin e klubit lacial.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI