Flash

Misteri i vdekjes së katër rusëve në hotelin në Qerret të Kavajës

Lapsi.al 16 October 2021
Misteri i vdekjes së katër rusëve në hotelin në Qerret

Humbja e jetës së katër turistëve në një sauna në Qerret të Kavajës është një ngjarje që ka lënë pas shumë pikëpyetje mbi mënyrën se si ndërruan jetë rusët. Deri më tani është mësuar itinerari i viktimave që vinin nga Mali i Zi nëpërmjet një udhëtimi turistik në grup. Përmes telefonit ata kishin rezervuar ambientet SPA që kërkuan t’i frekuentojnë të premten në mbrëmje.

Viktimat ishin pjesë e të njëjtës familje. Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe. Trupat e pajetë u gjetën nga recepsionistja e hotelit, dëshmia e të cilës tashmë është publikuar në media.

“Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati. Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pashë të katërt, nuk m'u përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar" ka thënë ajo në polici.

Sipas autoriteteve kemi të bëjmë me një vdekje të shkaktuar nga asfiksia. Mendohet se rusët kanë qëndruar në xhakuzi për një kohë më të gjatë se sa mund të përballonte organizmi i tyre.

"Rreth orës 22:20 (23:20 pasdite me kohën e Moskës) , trupat e katër personave nga Rusia u gjetën në saunën e një hoteli në Qerret në [rrethin] Kavajë . Të gjithë ata ishin të asfiksuar", njoftoi policia në një deklaratë.

Por ky version i ngjarjes mbart kontradikta në vetvete. Nëse njëri prej rusëve është asfiksuar i pari, atëherë supozohet se tre të tjerët do të kishin reaguar. Fakti që të katërt nuk kanë mbijetuar, atëherë kjo tregon se të katërt kanë humbur jetën në të njëjtin moment.

Dyshimet se si humbën jetën turistët rusë do të marrin një përgjigje nga autopsia. Në media është raportuar sot se ambasada ruse ka kërkuar një përfaqësues të saj gjatë zbulimit të shkaqeve të vdekjes së katër shtetasve rusë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI