Flash

Në Napoli vetëm Maradona nuk grabitej: Spallettit i vjedhin makinën, e ishte... një Panda

Lapsi.al 16 October 2021
Në Napoli vetëm Maradona nuk grabitej: Spallettit i vjedhin

Një situatë e sikletshme në Napoli për Luciano Spallettin. Makina e teknikut të të kaltërve është vjedhur në Corso Vittorio Emanuele. Makina ishte e parkuar pranë hotelit Brittanique, ku trajneri po qëndron bashkë me skuadrën e grumbulluar për ndeshjen në shtëpi në stadiumin Diego Armando Maradona. E sa për referencë të filmit "Tifozët", vetëm Pide de Oro nuk grabitej në Napoli. Pas vjedhjes, tekniku i Napolit bëri denoncimin e Policia e Shtetit po heton rastin.

Duke u kthyer në hotel mbrëmjen e së enjtes, Spalletti kishte vendosur të mos e parkonte makinën e tij në garazh në mënyrë që të mbërrinte i pari në Castel Volturno të nesërmen. Sapo doli në rrugë të nesërmen në mëngjes, megjithatë, ai menjëherë kuptoi se makina ishte zhdukur. Vjedhja e detyroi trajnerin të raportojë faktin tek autoritetet dhe më pas të shoqërohet në qendrën sportive e të kaltërve për konferencën për shtyp në funksion të ndeshjes kundër Torinos.

Dy ditë më parë, edhe makina e gruas së Demme pësoi të njëjtin fat pranë Parkut Virgilian. Incidente që policia beson se nuk kanë lidhje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI