Flash

Video/ Publiku e duartroket, ish-skuadra i shkakton humbjen e parë në Serie A: Iznaghi e Inter përmbysen nga Lazio

Lapsi.al 16 October 2021
Video/ Publiku e duartroket, ish-skuadra i shkakton humbjen e parë në

Interi dorëzohet në Romë, i përmbysur nga një Lazio kurajoze, që shkon të fitojë 3-1 në ndeshjen e javës së 8 të Serie A. Zikaltrit e Simone Inzaghit kanë pësuar kështu humbjen e parë në kampionat, pikërisht në ish-shtëpinë e teknikut. Në Olimpico pati shumë raste dhe polemika. Perisic (12 ') zhbllokoi ndeshjen me një penallti, pastaj Immobile (64') barazoi sërsish me një penallti, ndërsa Felipe Anderson (81 ') përmbysi gjithçka duke shënuar me Dimarcon që ishte rrëzuar në tokë. Në fund Milinkovic Savic (91') nënshkroi trisin, përpara se Luiz Felipe të ndëshkohej me karton të kuq.

Kthim më të hidhur në Olimpico, Simone Inzaghi nuk mund të imagjinonte, pavarësisht pritjes së bukur të Curva Nord para fillimit të ndeshjes. Në fund Lazio triumfoi me përmbysje duke i shkaktuar Interit humbjen e parë në kampionat, e që i rrezikon të shohë Napolin dhe Milanin të shkëputen. Pas penalltive të Perisic dhe Immobile, vendosi goli i Felipe Anderson, i kompletuar me një skenë të mëvonshme të sikletshme sepse braziliani nuk u ndal pavarësisht se Dimarco ishte në terren, duke mos respektuar sipas zikaltërve lojën Fair Play. Lojtarët e Inter në këtë situatë humbën kthjelltësinë dhe i zakonshmi Milinkovic (me golin e tretë radhazi kundër Interit) e mbylli ndeshjen në favor të skuadrës së Sarrit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI