Flash

Vukicevic, pret shkarkimin nga Laçi: "Duke parë këtë situatë, fati i trajnerit dihet"

Lapsi.al 16 October 2021
Vukicevic, pret shkarkimin nga Laçi: "Duke parë këtë

"Është e vështirë, unë e kam thënë që dy pikë për 5 ndeshje nuk është situata. Kemi pasur gabime, por e vërteta është që ne kemi vetëm dy pikë". Me llogari të bëra, Dejan Vukicevic e ka të qartë se shkarkimi nga pankina e Lacit është hipotezë, pothuaj e sigurtë. Tekniku malazez, i ardhur për të luftuar për titullin, e sheh veten në vendin e fundit me dy pikë e praktikisht pa alibi: “Ne kishim tre-katër raste për gol, por nuk shënuam dhe në pjesën e dytë nuk ishim aty. Nuk besoj se e kemi merituar këtë humbje, por në futboll ndodhin".

Edhe nëse në futboll këto gjëra ndodhin, fatura që duhet paguar është e ditur: "Është e qartë që nëse një klub nëse ndodhet në këtë situatë atëherë skuadra duhet të japë përgjigjet e duhura. Jemi stërvitur shumë, por kur skuadra nuk fiton fati i trajnerit dihet. Falënderoj të gjithëve që besuan te unë dhe tek profesionalizmi im. Duke parë këtë situatë fati i trajnerit dihet.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI