Flash

Video/ Bundesliga nuk ka histori: Bayern Mynih 'masakron' Leverkusen e kthehet në krye

Lapsi.al 17 October 2021
Video/ Bundesliga nuk ka histori: Bayern Mynih 'masakron' Leverkusen e

Bayern Munich riafirmon rolin e tij si padron i Bundesligës. Në ndeshjen për kreun e kampionatit në javën e tetë, bavarezët mundën Bayer Leverkusen me një 5-1 dërrmues, të ndërtuar që në pjesën e parë me dy gola të Lewandowskit dhe Gnabry të ndërthurur me golin e Müller; goli i Schick në pjesën e dytë është vetëm për tabelën e rezultateve. Kështu Bayern është kthyer i pari në renditje, +1 ndaj Borussia Dortmund.

Ishte ndeshja e shumëpritur, por Bayern Munich e kthen në një stërvitore, duke shkatërruar Bayer Leverkusen 5-1 në sfidën për vendin e parë në Bundesligë. Bavarezët e zhbllokuan ndeshjen pas vetëm 3 minutash, kur Lewandowski shpiku goditjen fituese me thembër, në asistin e Upamecanos. Leverkusen lë hapësira në gjysëmfushën e tyre dhe Sané tentoi me një goditje në hyrje të zonës, me topin të stampuar në shtyllë. Në gjysmë orën e parë, Bayern Munich përjetoi shtatë minuta eufori totale duke shënuar katër gola. Dygolëshi i Lewandowskit hapi festën, ndërsa Müller nënshkroi trisin duke devijuar (ndoshta pa dashje) një goditje të Süle në zhvillimet e një goditje këndi. Leverkusen është i paralizuar dhe Gnabry i fundos me një dygolësh në dy minuta, duke shfrytëzuar krosimin e Müller nga e majta në rastin e parë dhe duke mbyllur trekëndëshin me Goretzkan në të dytin.

Në dhomën e zhveshjes skuadrat kthehen me 0-5 për miqtë dhe BayArena është pa fjalë. Në pjesën e dytë vendasit u përpoqën të paktën të tregonin një minimum krenarie dhe gjetën golin e flamurit me cekun Schick, i saktë në diagonalen në këndin e largët. Bayern pastaj e vuri në gjumë lojën dhe u shfaq herë pas here rrezikshëm, duke u mbështetur në shpejtësinë e të sapofuturit në fushë Sabitzer. 5-1, megjithatë, mbetet në fuqi deri në bilbilin e trefishtë dhe i vendos bavarezët përsëri në krye të Bundesligës, me një pikë përpara Borussia Dortmund dhe tre mbi Freiburg dhe Bayer Leverkusen, të tronditur nga kjo pesëshe e pësuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI