Flash

Divorci me Wanda Nara: Icardi i mbetet PSG-së në derë, pa menaxher vështirë të shitet

Lapsi.al 17 October 2021
Divorci me Wanda Nara: Icardi i mbetet PSG-së në derë, pa
Marrëdhënia me klubin parizian nuk ishte idilike, ish-lojtari i Interit është sulmuesi i 5-të në preferencat e Pochettinos. E lufta e mundshme me ish-gruan e tij, Wanda Nara, nuk do t'i lehtësojë negociatat e ardhshme të merkatos. Ky është shqetësimi më i madh i PSG, që shpresonte ta largonte që në janar, pasi është mësuar tradhëtia e Icardit e ndarja e çiftit. Situata mes dyshes më të përfolur në futboll është konfirmuar nga lajmi (i postuar nga vetë ajo në Instagram), se Wanda ka marrë një fluturim privat që në orën 1 të mëngjesit, duke marrë edhe dy nga tre vajzat që ka me Icardin.
Wanda duket kështu se është larguar tashmë nga Parisi, pas thyerjes së raportit, e dëshmuar në rrjetet sociale, me burrin e saj Mauro, i cili dyshohet se e tradhtoi me një aktore argjentinase. Por përtej çështjeve rreptësisht familjare, edhe pse të ekspozuara në publik, del edhe ajo krejtësisht profesionale, duke qenë se Nara është gjithashtu menaxhere e sulmuesit të PSG. E në kohën kur prej muajsh PSG kërkonte një blerës për Icardi, klubi i Emirit të Katarit do të gjendet tashmë në një situatë edhe më të pashpresë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI