Flash

Real Madrid, shkëmbimet kursejnë para: negociohet me Arsenal për Lacazette e Liverpool për Salah

Lapsi.al 17 October 2021
Real Madrid, shkëmbimet kursejnë para: negociohet me Arsenal për

Nuk është periudha në të cilën një klub i pushtetshëm si Real Madrid, mund të tregojë fuqinë e tij. Goditjen për shkak të pandemisë, Blancos e kanë ndjerë, për më tepër që burimet financiare duhen ruajtur për tu përdorur, në raste të vecante, sidomos duke patur parasysh mësymjen e mundshme për Mbappe. E kështu, strategjia e re e merkatos së mrengues janë shkëmbimet. Sipas asaj që bën të ditur The Sun, me Arsenal po negociohet një lëvizje për janarin, që mund ti bëjë punë të dy klubeve. Propozimi është një shkëmbim që con në Londër Bale e në Madrid Lacazette.

Nga ana tjetër, po në aksin Angli-Spanjë, Real Madrid është gati të vendosë lojtarë të rëndësishëm në tavolinë për të ulur kuotën e parave të disa marrëveshjeve. Në veçanti, sipas Il Mondo Deportivo, Blancos janë të gatshëm t'i ofrojnëLiverpool Eden Hazard plus shumën e duhur të parave në këmbim të Mohamed Salah. Menaxheri i egjiptianit ndërkohë së shpejti do të jetë në Liverpool për të diskutuar rinovimin e kontratës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI