Flash

FOTO/ Falje për Icardin? Nuk bëhet fjalë, Wanda nuk lë dyshime: "Më pëlqen më shumë pa unazë"

Lapsi.al 18 October 2021
FOTO/ Falje për Icardin? Nuk bëhet fjalë, Wanda nuk lë

Tronditja e Mauro Icardit pas largimit të Wanda Naras, me lajmërimin për ndarjen të dhënë në të gjitha format e mundshme, u duk sikur preku ndjesitë e menaxheres dhe bashkëshortes së sulmuesit të PSG. Në fakt, mbrëmë kriza u duk se mbaroi, me fluturimin e menjëhershëm të argjentinasit për në Milano, ku Wanda ishte strehuar bashkë me fëmijët. U la të kuptohej se më e keqja ishte lënë pas nga fotografia e postuar në rrjetet sociale, por sot vjen një tjetër kthesë në telenovelën Wanda Nara-Mauro Icardi. Showgirl-i argjentinas dhe menaxherja e sulmuesit të PSG (prania e tij në Champions League kundër Leipzig mbetet në dyshim) në fakt ka postuar në Instagram një fotografi të dorës së saj pa unazën e martesës, të shoqëruar me një diciturë: "Më pëlqen më shumë pa unazë".

Një tjetër shenjë e ndarjes definitive pas postimit të bujshëm me të cilin bukuroshja kishte denoncuar publikisht burrin e saj se e kishte tradhtuar me Eugenia Suarez.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI