Flash

FOTO/ Takat në fytyrë, syri i Saucek shpëton mirë: "Disa qepje në fytyrë, për ti shtuar në koleksion"

Lapsi.al 18 October 2021
FOTO/ Takat në fytyrë, syri i Saucek shpëton mirë:

Momente frike gjatë ndeshjes së Premier League Everton-West Ham, kur në minutën e 79-të Tomas Soucek mori një goditje të tmerrshme në fytyrë nga një ngritje takash e pavullnetshme nga Salomon Rondon. Situata u pa menjëherë që nuk ishte e lehtë, duke konsideruar fytyrën e përgjakur të cekut, që u zëvendësua menjëherë. Mesfushori i Hammers, megjithatë, nuk e ka humbur sensin e humorit, duke bërë më pas shaka në mediat sociale: "Disa qepje të tjera në fytyrën time, për t'ia shtuar koleksionit tim - shkroi ai -. Nuk dorëzohem kurrë, për asnjë arsye. Fitore e madhe djema dhe vazhdoni kështu. Mos u shqetësoni për mua, jam ende gjallë" ka shkruar Soucek, duke i qetësuar të gjithë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI