Flash

"I thashë lojtarëve, me mesatare tre gola për ndeshje jam i lumtur": Brdaric ekzalton sulmin më të mirë të Superiores

Lapsi.al 18 October 2021
"I thashë lojtarëve, me mesatare tre gola për ndeshje jam i

"Duhet të shoh ndeshjen pas 2-3 orësh me qetësi, e jam i sigurt që do të gjej ndonjë gabim por si fillim jam i lumtur për ne, fansat, jemi krenarë për mënyrën se si shënuam 6 gola e fituam këtë ndeshje". Thomas Brdaric mundohet të qetësojë euforinë legjitime pas një fitore të tillë si ajo 6-3 me të cilën Vllaznia e tij likuidoi Dinamon. Një fitore me shumë peshë për skuadrën shkodrane, ndërsa gjashtë golat e shënuar e kanë bërë formacionin e Brdaric të ketë sulmin më të mirë të kampionatit me 13 gola në 5 ndeshje: "I kam thënë lojtarëve që kur jemi të aftë të shënojmë mesatarisht 3 gola në ndeshje, do të jemi të lumtur. Kanë filluar të besojnë në këtë dhe më vjen mirë".

Në fakt që llogaritë ti dalin teknikut gjerman, të tijtë duhet të kishin shënuar edhe dy gola më shumë në pesë javët e para, por gjithësesi janë aty fare pranë objektivit: "Jam i lumtur me të gjithë golat. Golat më të thjeshtë janë më të mirët. Kemi krijuar sot aq shumë shanse dhe uroj ekipin por sidomos sulmuesit që shënuan sot. Kemi punuar mbi finalizimin, kemi vuajtur disa herë që nuk kemi qenë efektivë, por sot treguam një pamje të mirë dhe sot ishte e shkëlqyer", përfundoi Brdaric.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI