Flash

Lucas Hernandez ka 10 ditë për të evituar burgun në Spanjë: Bayern pret në ankth

Lapsi.al 18 October 2021
Lucas Hernandez ka 10 ditë për të evituar burgun në

Mbrojtësi francez i Bayern Munich, Lucas Hernandez, i dënuar për mosrespektimin e kufijve të vendosur nga gjykatësit pas një rasti të dhunës në familje, ka afat deri më 28 tetor për të hyrë vullnetarisht në burg në Spanjë, gjithnjë nëse apeli i tij nuk miratohet në kohë për të shmangur burgosjen. I thirrur nga një Gjykatë e Madridit për t'u informuar për urdhrin e tij të burgosjes, 25-vjeçari është paraqitur rregullisht, por ndërkohë ka apeluar kundër burgimit.

Megjithatë, mbetet për t'u përcaktuar nëse organizmi i ngarkuar për ta marrë në pyetje do të vendosë në kohë për të shmangur dënimin e tij. Lucas Hernandez dhe partnerja e tij, tani gruaja, Amelia Lorente, u dënuan të dy për dhunë në familje në shkurt 2017 pas një zënke mes tyre. Asnjëri nuk kishte bërë ankesë kundër tjetrit, por të dy u akuzuan nga prokurori spanjoll. Lojtari i atëhershëm i Atletico Madrid dhe partnerja e tij ishin dënuar secili me 31 ditë punë në shërbim të komunitetit.

Ata gjithashtu u urdhëruan të mos shiheshin për gjashtë muaj. Katër muaj më vonë, megjithatë, Hernandez u arrestua në një aeroport të Madridit. Ai ishte në shoqërinë e gruas, e cila nuk u arrestua pasi urdhri i saj i ndalimit ende nuk ishte njoftuar zyrtarisht. Ata po ktheheshin në Spanjë, pasi ishin martuar në SHBA dhe çifti që atëherë ka një fëmijë. Hernandez u dënua me gjashtë muaj burg në vitin 2019, një dënim që ai e kishte kundërshtuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI