Flash

Më mirë se City e Bayern: skuadra e vetme me pikë të plota në Europë është italiane

Lapsi.al 18 October 2021
Më mirë se City e Bayern: skuadra e vetme me pikë të plota
Tetë suksese në tetë ndeshjet e para të kampionatit: Napoli barazon startin më të mirë në historinë e tij në Serie A (si në sezonin 2017/18) dhe bëhet skuadra e vetme, në pesë kampionatet kryesore evropiane, që ka fituar të gjitha ndeshjet e luajtura deri tani. Një rezultat që mbush me krenari presidentin e të kaltërve, Aurelio De Laurentiis, i cili pas fitores së marrë në stadiumin 'Maradona' kundër Torinos, 'postoi' në Twitter "Urime!". Një udhëtim deri tani i jashtëzakonshëm në kampionat ai i Napolit të Luciano Spallettit, i cili barazoi startin rekord të bërë nga Maurizio Sarri, duke shfrytëzuar fuqinë e jashtëzakonshme të Victor Osimhen, njeriu simbol i këtij momenti magjik që ka shënuar 5 gola mes shtatorit dhe tetorit: më mirë se ai në pesë kampionatet e mëdhenj evropiane ka bërë vetëm Karim Benzema (7 me Real Madrid) dhe Erling Haaland (6 me Borussia Dortmund). Nëse Osimhen buzëqesh ("Goli më i rëndësishëm i karrierës sime"), ai që del me shije të hidhur nga sfida kundër granatave është Lorenzo Insigne, i cili është lojtari që ka humbur më shumë penallti (tre) këtë sezon në pesë ligat kryesore europiane. "Gjëja e rëndësishme nuk është të biesh, por të dish të ngrihesh. Fitore e madhe e vuajtur dhe e kërkuar nga të gjithë ne, së bashku me ju. Faleminderit Napoli", shkroi kapiteni në rrjetet sociale pas suksesit në Maradona.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI