Flash

Penalltia për Romën është "gabim-jo gabim": AIA vendos për Orsaton

Lapsi.al 18 October 2021
Penalltia për Romën është "gabim-jo gabim": AIA

Daniele Orsato nuk do të pezullohet pas Juventus-Roma. Ky është pozicioni i Shoqatës italiane të arbitrave (AIA) dhe i dizenjatorit Gianluca Rocchi në lidhje me drejtimin e ndeshjes në Allianz Stadium nga arbitri venet. Penalltia e dhënë për verdhekuqtë, për kontaktin Szczesny-Mkhitaryan, me moszbatimin e rregullit të avantazhit u konsiderua nga krerët e gjykimit padyshim penalizuese për ekipin e Mourinhos, por vlerësohet si një "gabim-jo gabim".

Me pak fjalë, Orsato ka marrë në mënyrë të vendosur dhe në një fraksion të sekondës një vendim të saktë në vetvete, por goli i menjëhershëm i Abraham e ka transformuar vendosmarinë e tij (një aftësi gjithmonë e vlerësuar shumë nga krerët arbitralë) në një situatë të dëmshme për Romën. Pasoja e këtyre vlerësimeve është se AIA, edhe pse pranon se verdhekuqtë janë ndëshkuar, nuk kanë ndërmend të ngelin në 'klasë' provën e Orsatos: pranohet se duhej pak më shumë durim dhe një lexim më i mirë i situatës, por performanca e arbitrit venet nuk konsiderohet negativ në tërësi dhe prandaj nuk do të çojë në pezullim.

Sa i përket prekjes hipotetike me dorë me të cilën Mkhitaryan i shërben Abrahamit topin-gol, në dhomat e AIA nuk ka diskutime, sepse: 1) Nëse Orsato do të kishte dhënë avantazhin, VAR që rishikon veprimin do të sinjalizonte në mënyrë kronologjike shkeljen e mëparshme (faull për penallti i portierit), duke anuluar në mënyrë efektive çdo ngjarje të mëvonshme; 2) Me armenin në rënie pas pësimit të faullit, 'duart' e tij vështirë se do të konsideroheshin të dënueshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI