Flash

Prapaskena e zbuluar, Handanovic i kërkoi Sarrit të hapte portën: “Përse nuk bëre si Bielsa?”

Lapsi.al 18 October 2021
Prapaskena e zbuluar, Handanovic i kërkoi Sarrit të hapte portën:

Dy ditë pas fërshëllimës së fundit të Lazio-Inter, jehona e polemikës mbi golin e shënuar nga Felipe Anderson, me Dimarco të rrëzuar në tokë, nuk është shuar ende. Rregullore apo mungesa e fair play? Kjo është ajo që Samir Handanovic dhe Maurizio Sarri kanë diskutuar menjëherë, pas përfundimit të ndeshjes nga Irrati, në tunelin që çon në dhomat e zhveshjes së Olimpicos.

"Pse nuk u ndalët?" ka pyetur, siç zbuloi La Gazzetta dello Sport, portieri i zikaltërve duke iu drejtuar trajnerit të Lazios, i cili është përgjigjur: "Por unë, më shumë sesa të ngre dorën lart drejt të mive, çfarë tjetër mund të bëja?". Një ‘justifikim’ që nuk është i mjaftueshëm për kapitenin e Interit, i cili nervozon Sarrin duke i thënë: “Mund të kishe bërë si Bielsa, a të kujtohet Bielsa?”.

Portieri slloven i referohej asaj që ndodhi në prill 2019, kur Leeds - atëherë në Championship - shënoi kundër Aston Villas me një kundërshtar në tokë dhe menaxheri argjentinas urdhëroi lojtarët e tij të përgjigjeshin, duke ndaluar dhe lejuar Villans të shënonin pa u penguar. Një barazim fatal për Leeds, i cili kështu i dha lamtumirën promovimit të drejtpërdrejtë në Premier League.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI