Flash

Icardi gati të zgjidhë kontratën me PSG për... Wandën: "Duhet hartë për të zbuluar ku***n që i nisi foto njerëzve të martuar?"

Lapsi.al 19 October 2021
Icardi gati të zgjidhë kontratën me PSG për... Wandën:

Telenovela Icardi-Wanda rrezikon të ndikojë në merkaton e transferimeve. Sipas programit 'Los Angeles de la Manana', të Canal 13, sulmuesi kërcënon të përfundojë kontratën e tij me PSG nëse gruaja e tij nuk kthehet me të. Wanda, përveçse partnere, është edhe menaxhere e Icardit dhe prandaj një zgjidhje e mundshme do të kishte pasoja të rënda, ekonomike dhe jo vetëm, edhe mbi të.

Ndërsa Mauro Icardi është thirrur nga PSG për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Leipzig, në këtë situatë, Wanda Nara ka bërë një tjetër sulm në rrjetet sociale. Gruaja e sulmuesit, duke iu përgjigjur një gazetari në Twitter, ka nisur fyerjet ndaj personit që ka ndërhyrë në martesën e saj: "A keni nevojë për emra? Apo doni një hartë për të zbuluar kur**n që u dërgon fotografi njerëzve të martuar! Nëse je e vetmja që nuk e ke kuptuar, po t'i dërgoj privatisht".

Referimi, sipas zërave nga Argjentina, është Eugenia Suarez e cila dyshohet se kontaktoi Icardi në Telegram për të biseduar fshehurazi: "Unë do të doja të të takoja në një diskotekë, në një pjesë të botës ku askush nuk të njeh".

E, gjithnjë nga Amerika e Jugut, programi televiziv "Los Angeles de la mañana" siguron se çifti tashmë po ndahet edhe pse stafi i të dyve dje mohoi hipotezën. Nga ana e saj, Suarez, sipas TMZ, është e qetë dhe ka biseduar me miqtë e afërt në lidhje me situatën: "Unë nuk e di nga vijnë këto thashetheme, unë Wanda e Icardi as nuk i njoh. Sapo jam ndarë, mendoj për diçka tjetër. Le të merren mes tyre".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI