Flash

Juventus jo gjithnjë besonte te Bonucci: "Mund të shkoja te Zenit, për Conten isha i fundit"

Lapsi.al 19 October 2021
Juventus jo gjithnjë besonte te Bonucci: "Mund të shkoja te

Leonardo Bonucci, ka folur përpara ndeshjes Zenit-Juventus, për raundin e tretë të Champions League, duke treguar një prapaskenë që lidhet me të dy skuadrat: "Mund të kisha shkuar te Zenit dhjetë vjet më parë. Conte më tha se isha i fundit në hierarkinë e mbrojtësve dhe se mund të gjeja një skuadër tjetër. Me Zenit u bë një negociatë, por unë dëgjova krenarinë time dhe zgjodha të qëndroj".

Qendërmbrojtësi bardhezi i tregon tani rrugën Juves së tij. "Ronaldo bëri një zgjedhje që ne e respektuam - shpjegoi Bonucci -. Vitin e kaluar ekipi luajti për të, tani grupi duhet të rizbulojë atë frymë të Juves që ishte para mbërritjes së tij". Një shigjetim edhe për Inter: "Vitin e kaluar, edhe pse fituam dy trofe, ne nuk e morëm titullin më tepër për dobësitë tona sesa për meritat e atyre që pastaj fituan".

Episodi i famshëm në Porto-Juventus është konflikti i vetëm i mbrojtësit me trajnerin e rikthyer. "Ishte faji im. Unë prirem ta jetoj ndeshjen me shumë pasion dhe nuk doja të isha në pankinë, kështu që u ngrita në këmbë. Më vjen mirë që ndodhi ai episod, sepse nuk bëri asgjë por përforconi marrëdhënien time me Allegrin ”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI