Flash

Kaçe nuk njihet, Partizani në krizë edhe prej mesfushorit: jashtë forme e nuk iluminon lojën

Lapsi.al 19 October 2021
Kaçe nuk njihet, Partizani në krizë edhe prej mesfushorit:

Asnjë fitore në pesë ndeshje e katër gola të shënuar në këto javë për një fillim katastrofik në këndvështrimin e objektivit titull. Partizani është në vështirësi, ka bërë startin më të keq të sezonit, që kur është kthyer në Superiore, vuan para portës me një mesatare 0.8 gola për ndeshje e nuk ka diversitet për të ndryshuar lojën, kur gjërat bëhen të komplikuara. E gjitha kjo, e pranuar edhe nga tekniku Daja pas barazimit me Kukësin, sepse ai që duhet të ishte fanari ndricues e katalizatori i lojës së të kuqve, Ergys Kace, është jashtë forme.

I ardhur si lojtari që duhet të bëjë diferencën, tek ai është përqendruar e gjithë manovra, por pavarësisht casteve kualitative që një element i kalibrit të tij shfaq, në pjesën më të madhe të rasteve inspirimi për sulmuesit mungon. Këtu natyrisht nuk shpëtojnë të tjerët, që po ja bëjnë më të vështirë Kaces të plotësojë hendikapin fizik, që për momentin shfaq, por sa për të bërë llogaritë e sfidës me Kukësin, ku rastet ishin të përmbledhura në gishtat e njërës dorë, lojtari coi dëm një pjesë loje dhe e detyroi teknikun të ndryshojë sistem, sepse ai nuk arrinte të mbulonte pjesën e duhur të fushës i kondicionuar nga forma fizike.

Të kuqtë kanë nevojë për Kacen më të mirë, por këtë për momentin nuk e kanë. Mesfushori nuk është lojtari i vetëm i skuadrës, por me një grup të ndryshuar e për atë që përfaqëson, pikërisht ai duhet të ishte njeriu që të merrte për dore skuadrën e për ta nxjerrë nga tuneli ku është futur. Deri tani asnjë fitore e në prag mbërrin derbi me Tiranën, ku Kace e Daja mbajnë shpresën se do të jetë dalja…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI