Flash

Lukaku nuk shënon më, Tuchel shpjegon ''alergjinë'' nga goli: "Është i lodhur mendërisht"

Lapsi.al 19 October 2021
Lukaku nuk shënon më, Tuchel shpjegon

Thomas Tuchel po përgatit ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Malmoe, i vetëdijshëm se sytë e të gjithë tifozëve londinezë do të jenë te Romelu Lukaku, i cili nuk ka shënuar gol prej më shumë se një muaji: "Shokët e tij duhet ende të mësohen se e kanë atë në ekip - tha trajneri në vigjilje të ndeshjes europiane - Unë gjithashtu mendoj se Romelu ka luajtur shumë ndeshje gjatë verës, madje edhe me ekipin kombëtar, deri në Ligën e Kombeve të fundit. Do të thotë shumë për të që të luajë për vendin e tij, kështu që ai e merr angazhimin shumë seriozisht. Nëse gjërat nuk shkojnë mirë ai e merr atë peshë mbi vete, mendon për këtë, reflekton dhe kjo e lodh atë mendërisht. Jo aq shumë sa të shqetësohemi, por e sigurtë se nuk po luan me mendjen e qetë".

Lukaku shënoi në ndeshjet e tij debutuese në Premier dhe Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit dhe Zenit, shënoi dy herë kundër Aston Villas në javën e katërt të kampionatit, por më pas u ndal. Chelsea, megjithatë, ka fituar dy ndeshjet e fundit në Premier League dhe aktualisht është në krye të klasifikimit, edhe pse trajneri gjerman nuk duket të jetë i kënaqur: "Ka akoma vend për përmirësim, por për momentin na mungon forma, na mungon pak freski dhe pak alegri".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI