Flash

Premier League e gjitha kundër Newcastle: bllokohen akordet e sponsorizimeve

Lapsi.al 19 October 2021
Premier League e gjitha kundër Newcastle: bllokohen akordet e

Klubet e Premier League kanë bashkuar forcat kundër Newcastle për t'i parandaluar ata që të lidhin marrëveshje fitimprurëse të sponsorizimit me kompanitë e lidhura me pronësinë e re saudite në të ardhmen e afërt. Lajmin e ka bërë të ditur AP, nga një burim pranë cështjes. Vendimi u miratua me 18 vota pro, me Neëcastle kundër dhe Manchester City abstenoi.

Projektohen kohë të vështira për Neëcastle dhe ambiciet e tyre. Vështirësive për të gjetur një trajner të ri të profilit të lartë, i shtohen të tjera, sepse sauditët tani duhet të përballen me pengesat që i nxjerrin klubet e tjera të Premier League. Rregullorja e re do të ndalojë përkohësisht marrëveshjet që përfshijnë marrëdhënie biznesi paraekzistuese. Newcastle, nga ana e tyre, tashmë e ka bërë të ditur në takimin urgjent se ata e konsiderojnë ndryshimin e rregullave si anti-konkurruese.

Klubet angleze të nivelit të lartë kanë shprehur shqetësimin e tyre se Magpies mund të nënshkruajnë marrëveshje të favorshme sponsorizimi për të anashkaluar rregullat e fair play financiare të Anglisë. Sipas rregullave aktuale, klubet mund të kenë humbje deri në 105 milionë paund gjatë tre viteve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI