Flash

Rrahja në Lazio-Inter, e pëson vetëm Luiz Felipe: zikaltrit shpëtojnë të gjithë, përveç Kolarov

Lapsi.al 19 October 2021
Rrahja në Lazio-Inter, e pëson vetëm Luiz Felipe: zikaltrit

Gjykatësi sportiv e skualifikoi Luiz Felipen për një ndeshje (me një gjobë prej 5 mijë eurosh) për sherrin në fërshëllimën e fundit të Lazio-Inter. Mbrojtësi i bardhekaltërve u dënua se "në fund të ndeshjes, u hodh mbi supet e një kundërshtari, duke e kapur nga qafa, gjë që krijoi një sherr midis lojtarëve të dy skuadrave". Një gjobë prej 10 mijë eurosh është aplikuar për Kolarov, për një gjest provokues dhe vulgar ndaj tifozëve të Lazios.

Ka patur dorë të lehtë Gjykatësi Sportiv për skenat e rrahjes në bilbilin e fundit të Lazio-Inter. Ai që e pagoi për të gjithë ishte vetëm Luiz Felipe, sepse u hodh mbi supet e ish-shokut të skuadrës Correa, një gjest konfidencial (por në atë moment jo shumë i përshtatshëm) ndaj një miku. Handanovic e Dumfries që u vërsulën mbi Felipe Anderson ia kanë hedhur pa u lagur.

Kolarov, nga ana tjetër, u sanksionua "pasi në minutën e 40 të pjesës së dytë iu drejtua mbështetësve të ekipit kundërshtar me një gjest provokues dhe vulgar; një shkelje e zbuluar nga bashkëpunëtorët e Prokurorisë Federale". Në total janë 4 futbollistët e ndëshkuar për një javë: përvec Luiz Felipe, do të humbasin javën e ardhshme edhe Pereyra (Udinese), Sottil (Fiorentina) e Thorsby (Samporia).

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI