Flash

Video/ Dygolësh i Messit errëson Mbappe në fitoren e PSG: Griezmann tremb Liverpool me dy gola, pastaj del me të kuqe

Lapsi.al 19 October 2021
Video/ Dygolësh i Messit errëson Mbappe në fitoren e PSG:

Lumë golash në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve ku spikasin goleadat e Manchester City dhe Real Madrid: ekipi i Guardiolës fitoi 5-1 në Bruges, të besuarit e Ancelotti mposhtën Shakhtar 5-0. Fitore e madhe e Liverpool, që vuan për të kaluar 3-2 Atletico Madrid në Grupin B, ndërsa Milan i jep lamtumirën kualifikimit. Rezultat i njëjtë 3-2 edhe për PSG e tërhequr nga Messi (dygolësh) në suksesin kundër Leipzig. Fitore edhe për Sporting Lisbonën dhe Ajaxin.

GRUPI A

Lëkundje emocionesh në Parc des Princes, me rikuperime të vazhdueshme mes Psg dhe Leipzig: në fund janë parizianët ata që fitojnë 3-2 dhe kështu mbajnë vendin e parë në grup me shtatë pikë. Mbappè i jep kryesimin PSG në minutën e 9, Andrè Silva dhe Mukiele përmbysën rezultatin mes pjesës së parë dhe të dytë. Duket si një kolaps për të besuarit e Pochettinos, por Messi është i ekzaltuar e me një dygolësh mes minutës së 67’dhe 74’ (një me penallti) e ktheu ekipin e tij në avantazh: gjermanët nuk rikuperojnë dot më, duke mbetur në zero pikë. Në të vërtetë, në shtesë Mbappè humbi penalltinë e pokerit të mundshëm. PSG rimerr vendin e parë ndaj Manchester City që më herët kishte shkatërruar Bruges 5-1 jashtë fushe.

GRUPI B

Liverpool nuk ndalet dhe mposhti Atleticon në Wanda Metropolitano 3-2, duke arritur pikët e plota në grup, duke i lënë spanjollët me katër pikë, po aq sa Porto, pas fitores me Milanin që ka mbetur me zero pikë. Goli dhe spektakël në pjesën e parë me Liverpoolin që shkoi në avantazh të dyfishtë 2-0 në vetëm pesë minuta: Salah në të 8' dhe Keita në të 13' u duk se e mbyllën lojën, por më pas Griezmann ekzaltohet me një dygolësh (20' dhe 34') duke barazuar rezultatin. Francezi është protagonist për mirë e për keq, sepse në minutën e 52 ndëshkohet me karton të kuq të drejtpërdrejtë, duke lënë Colchoneros me 10 lojtarë. Me një njeri më pak, Simeone ngre murin, ndërsa Klopp përpiqet të rigjejë fitoren: presingu i Reds materializohet një çerek ore nga fundi me penalltinë e konvertuar nga Salah për 3-2 përfundimtar. Milan humb 1-0 në trasfertë me Porton e pëson humbjen e tretë në po aq ndeshje në Champions League. Vendosi e djathta e Luis Diaz në minutën e 65' (që u kontestua fort nga italianët për një kontakt Taremi-Bennacer).

GRUPI C

Marshimi i Ajaxit vazhdon drejt raundit të 1/8: Heshtarët nënshkruan fitoren e tretë radhazi, duke kapërcyer gjithashtu Borussia Dortmund 4-0 me një autogol të Reus dhe një gol të Blind në pjesën e parë, pastaj në minutën e 57 Antony dhe në të 72' Haller mbyllën llogaritë. Ajaksi ka pikë të plota, ndërsa gjermanët mbeten në gjashtë pikë. Festivali i golave edhe në Stamboll ku Sporting Lisbona arrin të pushtojë stadiumin e Besiktas 4-1. Tre pikët e para për Sporting, ndërsa turqit qëndrojnë në zero.

GRUPI D

Real Madridi shkatërron Shakhtar Donetsk dhe merengues arrijnë në kuotën gjashtë pikë në grup, duke shlyer humbjen kundër Sheriff Tiraspol në raundin e dytë. Autogoli i Kryvtsov në minutën e 37 i dha avantazhin skuadrës së Ancelottit, në pjesën e dytë Vinicius magjepsi me një dygolësh në vetëm pesë minuta mes të 51 dhe 56. Pastaj Rodrygo nënshkroi pokerin në minutën e 65 dhe Benzema i dha përmasa fitores me 5-0 përfundimtar. Ukrainasit nuk janë në gjendje të ngrihen dhe për këtë arsye mbeten vetëm me një pikë në renditje. Inter nuk gaboi e ngrihet në këmbë. Në raundin e tretë të grupit, skuadra e Inzaghit mposhti 3-1 Sheriff-Tiraspol e kthehet në lojë për kalimin e fazës. Në San Siro një ndeshje me shumë raste. Zikaltrit zhbllokuan ndeshjen me të majtën fluturimthi të Dzekos (34'), pastaj në pjesën e dytë Thill (52') barazoi me goditje dënimi, por Vidal (58') e De Vrij (67') mbyllën ndeshjen.

Group A Champions League

Club Brugge 1-5 Manchester City

Paris Saint-Germain 3-2 RB Leipzig

Group B Champions League

Atletico Madrid 2-3 Liverpool

FC Porto 1-0 AC Milan

Group C Champions League

Besiktas 1-4 Sporting CP

Ajax 4-0 Borussia Dortmund

Group D Champions League

Inter 3-1 FC Sheriff

Shakhtar Donetsk 0-5 Real Madrid

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI