Flash

Video/ Ilir Meta në Celtic Park si ultras skocez: presidenti i Shqipërisë poston videot ku tifozët i kërkojnë foto

Lapsi.al 19 October 2021
Video/ Ilir Meta në Celtic Park si ultras skocez: presidenti i
Zakonisht jemi mësuar të shohim krerët e shteteve të ndjekin takimet e kombëtares që i përfaqëson, apo ndoshta edhe ndonjë ndeshje të madhe të turneve të rëndësishëm, por presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, bën përjashtim edhe në këtë rast. Një pasdite speciale për presidentin e Republikës, që ka qenë prezent në ndeshjen e Europa League mes Celtic dhe Ferencvaros në “Celtik Park” në Glasgou, ku Meta është shfaqur një ultras i vërtetë i skocezëve, duke brohoritur golat e tyre ndaj skuadrës ku luan lojtari i kombëtares Myrto Uzuni. Presidenti Meta e ka treguar edhe herë të tjera dashurinë për klubin skocez. Ai ka postuar në rrjetet sociale video ku tifozët e shumtë kërkonin foto me të, si edhe pamje të ndeshjes së sotme, që nga momenti drithërues i “You’ll never walk alone”, te 2-0 me të cilin Celtic u imponua kundër hungarezëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI