Flash

Duhej të kishte vdekur në 2016: zbulohet i gjallë ish-lojtari i Schalke 04 e hetohet për mashtrim

Lapsi.al 20 October 2021
Duhej të kishte vdekur në 2016: zbulohet i gjallë ish-lojtari i

Një aksident rrugor në vitin 2016 rezultoi me vdekjen e tij. Ose të paktën kështu dukej. Në fakt, pas 5 vitesh, Hiannick Kamba është më i gjallë se kurrë. Tani është e qartë se ish-futbollisti i Schalke 04 do të akuzohet se ka falsifikuar vdekjen e tij për të marrë shpërblimin e siguraicionit të jetës prej një milion e 200 mijë eurosh.

Siç raportohet nga The Sun, ish-futbollisti kongolez përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtor për simulimin e vdekjes së tij për të marrë kompensimin milioner, që pastaj shkoi për gruan e tij. Në Gjermani, pikërisht në gjykatën në Essen, ka filluar gjyqi ndaj ish -futbollistit dhe gruas së tij, të cilët tani rrezikojnë të përfundojnë në burg.

Në janar 2016, Kamba shkoi në Kinshasa, kryeqyteti i Kongos, por menjëherë pas kësaj, miqtë dhe kolegët morën lajmin e trishtuar të vdekjes së tij, pas një aksidenti automobilistik. I qarë për 4 vjet, ish -lojtari u shfaq papritur në Gjermani në maj 2020, duke punuar si teknik kimik në një kompani që më parë e kishte punësuar në vitin 2013. Në atë kohë, ai tha se ishte rrëmbyer dhe mbajtur peng nga njerëz të panjohur e se nuk donte tia dinte që gruaja e tij Christina kishte marrë paratë e siguracionit. Tani, hetimi e gjyqet që mund të çojë çiftin në një dënim deri në 10 vjet burg për mashtrim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI