Flash

Komuniteti hebraik "denoncon" mbajtësin fashist të shqiponjës: Lazio e pezullon direkt

Lapsi.al 20 October 2021
Komuniteti hebraik "denoncon" mbajtësin fashist të

Imazhet në stadiumin Olimpico të mbajtësit të shqiponjës Olympia, Juan Bernabé, tek kryente përshëndetjen romane e me një kor fashist përpara publikut lacial, kanë bërë xhiron e web-it duke tërbuar Noemi Di Segni, presidente e Unionit të Hebrenjve Italianë: "Përpara shfaqjes së gjesteve e simbologjive që tregojnë ideale fashiste nuk mund të ketë ambiguitet. Duhet ndërhyrje, nga ana e shoqërisë dhe Federatës, me urgjencë e efikasitet maksimal. Duhet të zhduken fashistët e urryesit nga bota e futbollit. Një urrejtje që nga fusha propagandohet në cdo shesh". E menjëhershme përgjigjia nga ana e shoqërisë bardhekaltër.

"Shoqëria Sportive Lazio u ka dërguar në javët e kaluara një letër furnizuesve për t'i kujtuar ata që të respektojnë Kodin e Etikës në fuqi dhe në veçanti të sillen duke respektuar parimet që kanë frymëzuar gjithmonë aktivitetet e Shoqërisë, si në fushën sportive ashtu edhe në marrëdhëniet e zakonshme. Vëmendje e veçantë i është kushtuar gjithmonë ndalimit absolut të procedimit të veprimeve dhe sjelljeve diskriminuese të çdo lloji, sipas të gjitha profileve të mbrojtura nga artikulli 3 i Kushtetutës. Prandaj, duke mësuar ekzistencën e videos që portretizon Juan Bernabè (i paregjistruar dhe punonjës i një shoqërie jashtë Lazios) në qëndrimet që ofendojnë Shoqërinë, tifozët dhe vlerat në të cilat frymëzohet komuniteti, janë marrë masa që përkojnë me pezullimin e menjëhershëm nga shërbimi të personit në fjalë dhe përfundimin e kontratave ekzistuese". Ky është shënimi i shoqërisë së presidentit Lotito.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI