Flash

Ndryshimet/ Cilët janë pesë njerëzit e Joe Biden për Ballkanin

Lapsi.al 20 October 2021
Ndryshimet/ Cilët janë pesë njerëzit e Joe Biden për

Diçka po ndryshon në politikën amerikane në Ballkan dhe këtë e ka vënë re së fundi edhe shtypi serb. Gazeta Blic, një e përditshme afër qeverisë i k kushtuar sot faqen e saj të parë pesë njerzve që do të drejtojnë diplomacinë amerikane në rajonin tonë. Këta janë njerëzit e Biden në Ballkan shkruan gazetat serbe duke i përshkruar ata si aktorët kryesorë për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Blic i përshkruan ata si  "Diplomatë te ashpër, negociatorët të sprovuar, që e njohin rajonin në pëllëmbë të dorës dhe që të gjithë flasin serbisht!

Ata janë, Kristofer Hill Ii pari majtas)i  cili do të udhëheqw ambasadën amerikane në Beograd, Gabriel Escobar (i dyti majtas) i cili do të jetë zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit që do të merret me Ballkanin Perëndimor, Jeffrey M. Hovenier (i pesti) cili pritet të zëvendësojë Philip Kosnettin në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, James O’Brien (ne mes), i cili është nominuar nga Joe Biden si koordinator për politikat e sanksioneve dhe emri i Michael Murphy( i katerti ne foto) i cili është do të jetë ambasador në Bosnje Hercegovinë.

Ndër ta veçohet Kristofer Hill i cili njihet mirë nga shqiptarët pasi u bë i pari diplomat amerikan që hapi ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Ai i ka treguar këto në kujtimet e tij në një libër "pararojë" të përkthyer edhe në Shqip. Më pas ai u bë negociatori amerikan i marëveshjes së Rambujesë duke qenë njëkohësisht edhe ambasador në Shkup. Ai pati një rol të madh në krah të Richard Holbrook për të provokuar bombardimet e NATO-s mbi Serbi në vitin 1999.

Përpara Joe Biden ta thërriste për ta rikthyer në Ballkan, Hill kishte 11 vjet i larguar nga diplomacia dhe jepte mësim në Universitetin e Columbia-s, Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI