Flash

Në koma në gjendje të rëndë: sulmohet në Bryzh tifozi i City, 5 të arrestuar

Lapsi.al 20 October 2021
Në koma në gjendje të rëndë: sulmohet në Bryzh

Pesë persona u arrestuan pasi një tifoz i Manchester City është në gjendje koma pas një agresioni nga tifozët e Bruges në Belgjikë. Guido De Pauw, 63 vjeç, është në gjendje të rëndë pasi u përpoq të merrte shallin e tij nga një tifoz i Bruges, i cili ia kishte marrë, në një stacion shërbimi në Drongen, raporton 'Manchester Evening News'. Sulmi erdhi të martën mbrëma pas fitores 5-1 të Manchester City ndaj klubit belg në Ligën e Kampionëve. 63-vjeçari, anëtar i klubit të mbështetësve të Citizens, ishte duke shkuar për në shtëpi kur ndaloi në stacionin e shërbimit. Djali i De Pauw, Jurgen tha për Manchester Evening News: "Ai është në gjendje kome dhe në gjendje kritike".

Pikërisht këtu ndodhi që tifozi i Manchester City u sulmua nga disa mbështetës të Bruges në Drongen, qyteti i lindjes i Kevin De Bruyne, disa orë pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes anglezëve dhe Bruge. Sipas HLN, 63-vjeçari u sulmua në një parking për shkak të shallit që belgët ia morën si trofe dhe u godit dhunshëm në kokë. Ai tani është në gjendje të rëndë në spital, ndërsa janë arrestuar 5 tifozë belgë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI