Flash

Newcastle bën lëvizjen e parë, shkarkon trajnerin, klubi i kërkon tifozëve: "Mos u vishni si arabë"

Lapsi.al 20 October 2021
Newcastle bën lëvizjen e parë, shkarkon trajnerin, klubi i
Kësaj here ndodhi vërtet. Steve Bruce, i përcaktuar nga shtypi britanik si " dead man walking" (i vdekuri që ecën), u shkarkua përfundimisht. Se ishte çështje orësh ishte mjaft e parashikueshme, jo vetëm sepse Newcastle e filloi sezonin në një mënyrë katastrofike, por mbi të gjitha sepse pronarët e rinj sauditë të klubit po kërkonin një menaxher më interesant dhe më të tregtueshëm mediatikisht. Pasi u përpoqën pa sukses me Rodgers, Conte dhe Zidane, të preferuarit për momentin janë Lucian Favre dhe Steven Gerrard. Bruce do të fusë në xhep 8 milionë paund si kompensim. E ndoshta dikujt i shkon edhe më keq. Duke pritur për të shpallur emrin e teknikut të ri, Graeme Jones do të udhëheqë provizorisht Newcastle nga pankina në ndeshjen e ardhshme, atë në transfertë kundër Crystal Palace të shtunën. Jones ishte pjesë e stafit teknik anglez në Euro 2020 të udhëhequr nga Gareth Southgate. Ish-menaxheri i Borussia Dortmund, Lucien Favre është një nga emrat më të nxehtë për vendin e Bruce, ashtu siç është edhe tekniku i Glasgow Rangers, Steven Gerrard. Favre, 63 vjeç, ka qenë pa punë që kur u largua nga Dortmund dhjetorin e kaluar dhe hodhi poshtë një ofertë nga Crystal Palace në qershor, por është gati të kthehet në rrugën e duhur në një klub që tani nuk ka kufizime financiare. BRUCE: "MENDOJ SE ËSHTË EKSPERIENCA IME E FUNDIT" Largimi nga Newcastle ka bërë që Steve Bruce, në moshën 60-vjeçare, të jetë gati t'i thotë lamtumirë karrierës së tij si trajner. "Unë mendoj se mund të jetë përvoja ime e fundit si trajner - rrëfeu ai për Telegraph - Jam 60 vjeç, kemi një jetë të mirë kështu që, po, me siguri e kam mbyllur si menaxher. Të paktën derisa të më telefonojë një president nga ndonjë vend që të më pyesë nëse mund t'i ndihmoj. Asnjëherë mos thuaj kurrë, e mësova këtë. Kur mbërrita te Newcastle, mendova se mund të përballoja gjithçka që do të më binte, por ishte shumë, shumë e vështirë. Të mos të të donin asnjëherë vërtetë, të dëgjoje se njerëzit donin që unë të dështoja, të lexoja njerëzit që thoshin vazhdimisht se do të dështoja, se isha i padobishëm, një budalla i paaftë taktikisht e për cdo gjë tjetër. Dhe ka qenë kështu që nga dita e parë. " NEWCASTLE PËR TIFOZËT: "MOS MBANI MË VESHJE MEDIORIENTALE" Ndërkohë, klubi, me një shënim zyrtar, u kërkoi tifozëve të tij që të përmbaheshin nga veshja e rrobave dhe mbulesave të kokës të frymëzuara nga kultura arabe ose e Lindjes së Mesme: "Shumë tifozë kohët e fundit u shfaqën në St James Park të veshur me veshje tradicionale arabe dhe mbulesa koke të frymëzuara nga kultura e Lindjes së Mesme, për të nënvizuar blerjen e klubit nga PIF, PCP Capital Partners dhe RB Sports & Media - lexohet në një deklaratë për shtyp -. Asnjë nga pronarët e rinj nuk është ndjerë në asnjë mënyrë i ofenduar nga ata që zgjodhën të festonin në këtë mënyrë, ishte një gjest mirëseardhje pozitiv. Megjithatë, mbetet mundësia që të vishesh kështu është e papërshtatshme nga ana kulturore dhe rrezikon të ofendosh dikë tjetër".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI