Flash

Barcelona, Ansu Fati e rinovimi me klauzolën rekord: "Nuk jam Messi i ri"

Lapsi.al 21 October 2021
Barcelona, Ansu Fati e rinovimi me klauzolën rekord: "Nuk jam Messi i

“Jam shumë mirënjohës për mbështetjen që më jep klubi dhe skuadra. Që nga dita e parë që kam vënë këmbën në Camp Nou, e kam pasur të qartë se dua të qëndroj këtu për shumë vite”. Këto janë fjalët e para të Ansu Fati, talentit blaugrana, pas nënshkrimit për rinovimin e kontratës me Barcelonën deri në vitin 2027, me një klauzolë lirimi rekord, me një shifër prej 1 miliard euro, që nuk e ka patur as Lionel Messi.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. E kam jetuar shumë intensivisht këtë situatë, por që në ditën e parë që kam shkelur këtu, jam duke përmbushur një ëndërr”, deklaroi sulmuesi i ri i Barcelonës për Barça TV. "Kam një rrugë të gjatë për të bërë në këtë klub dhe në nivelin personal. Duhet gjithnjë të qendrosh me këmbët në tokë, nëse e mban parasysh këtë mund të arrini ku të doni", këmbënguli Fati, i cili në Camp Nou ishte i shoqëruar nga menaxheri i tij Jorge Mendes dhe prindërit e numrit 10 katalanas.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI