Flash

Çështja Berisha/ Soreca turbullon ujrat, me qëndrim ndryshe nga Yuri Kim

Lapsi.al 21 October 2021
Çështja Berisha/ Soreca turbullon ujrat, me qëndrim ndryshe nga
Lufta e brendëshme në PD mes Bashës dhe Berishës, e cila po zhvillohet në sfondin e vlerave perendimore, ka marrë sot një kthesë të papritur me deklaratat e ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, i cili ka qenë në një linjë krejt të kundërt nga ajo e koleges së tij amerikane Yuri Kim.  Deri më tani mbështetësit e Bashës që nuk pranojnë mbledhjen e Kuvendi Kombëtar dhe përligjin përjashtimin personal të Berishës duke e mbështur këtë qëndrim në statutin e partisë së tyre i cili bazohet në vlerat euro atlantike. Këtë argument e ka ushqyer edhe një deklaratë e ambasadores amerikane që e kërcënoi Bashën para selisë së tij, se PD-ja nuk mund të hante bar për të mbrojtur interesat e një njeriu të vetëm. Kjo deklaratë dhe disa ultimatume që Basha pretendon se i ka dëgjuar vetëm vetë, e kanë bërë atë që ta akuzojë Berishën se do ta shndërrojë partinë në një bunker për tu mbrojtur kundër Amerikës. Lexo me tej:

Kim në zyrën e Bashës/ A mund ta ndalë ambasadorja çarjen e PD-së?

Por, nëse mbështetësit e tij i referohen vlerave euro atlantike sot është parë një sinjal se jo gjithë diplomatët perendimorë mendojnë njësoj. I pyetur drejtpërdrejt nga gazetarët gjatë një vizite në Korçë, Soreca nuk e kushtëzoi bashkëpunimin e BE me PD-në në funksion të fitores apo përjashtimit të Berishës. "Ne punojmë me të gjithë" tha ai pasi u pyet se cili do të jetë qëndrimi nëse fiton Berisha (video poshte).  "Ne punojmë me të gjitha forcat politike, ne kemi bashkëpunuar me PD edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit, dhe ne do të ndjekim zhvillimet brenda partisë, asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat politike," tha Soreca.

Lubonja: Si bashkëpunuan Rama dhe amerikanët për eleminimin e Berishës

Nuk dihet nëse kjo është një vijë sjellje e paramenduar, apo një reagim i momentit që vendos një vijë të qartë ndarëse mes qasjes së SHBA-së dhe asaj të Europës. Por, një gjë tashmë është fakt. Shumë nga diplomatët europianë në Tiranë janë të habitur nga ndërhyrja brutale e rrugës së Elbasanit në çështjet e brendëshme të një partie dhe për mënyrën se si por përdoret Amerika për të shuar edhe një fije të vogël demokracie që ka mbetur në një nga partitë kryesore në vend. [video width="640" height="368" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/10/DVvcljDsuTk8Crhgtw8X_21_7c1619fced6df345a64934766a4b721e_video_360p_converted.mp4"][/video] ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI