Flash

FOTO/ NBA zbret në pistë e F1 'luan' basketboll: pilotët e skuderive në garën e gjuajtjeve të lira

Lapsi.al 21 October 2021
FOTO/ NBA zbret në pistë e F1 'luan' basketboll:

National Basketball Association (NBA) e Formula 1® (F1) njoftuan partneritetin e tyre të parë e të paprecedentë. Bashkëpunimi, që do të ketë lidhje me përmbajtjen dhe aktivizimet, feston që nga fillimi i sezonit përvjetorin e 75 të NBA, që nisi në 19 tetor 2021, ashtu edhe kthimin e F1 në Shtetet e Bashkuara, me rastin e Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara në Formula 1 2021, që do të mbahet të dielën më 24 tetor në Austin, Teksas. Sonte, ESPN do të presë pilotët e 10 skuadrave të F1, të cilët do të garojnë jashtë pistës, në një sfidë me gjuajtje të lira brenda parketit me temë NBA75.

Legjendat e NBA do të jenë prezent në këtë ngjarje për tu takuar me pilotët dhe për t'u dhënë atyre këshilla se si të përmirësojnë gjuajtjet e lira, ndërsa ata do të mundohen të shënojnë sa më shumë nga 10 goditjet e mundshme. Fituesi i sfidës do të marrë 20,000 dollarë që mund t'i dhurojë për bamirësi, sipas zgjedhjes së tij. Për të festuar Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara dhe sezonin e 75-vjetorit, gjithashtu do të zbulohen edhe versionet ekskluzive të makinave të personalizuara të F1 që përfaqësojnë të 30 ekipet e NBA. Imazhet e makinave do të publikohen në platformat sociale të NBA dhe F1 në të gjithë botën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI