Flash

"Icardi gënjeshtar, por të gjithë më fajësojnë mua": modelja Suarez tregon versionin e saj, me një kërcënim në fund

Lapsi.al 21 October 2021
"Icardi gënjeshtar, por të gjithë më

Telenovela Icardi-Wanda Nara-China Suarez prezanton një episod të ri, që rrezikon ti komplikojë sërisht gjërat. Tani i takon aktores argjentinase të japë versionin e saj të fakteve me një shpërthim në Instagram: “Po shkruaj këtë tekst për të ndaluar gënjeshtrat, dhunën dhe shikimet e shtrembëra në ndërtimin e një historie të manipuluar për të më bërë të kaloj, edhe një herë, si dash kurbani”.

Modelja nuk ka ndërmend të pranojë rolin që i kanë ngarkuar dhe mbrohet duke sulmuar sulmuesin e PSG: "Është e lehtë të më bësh të ndihem keq për të larguar përgjegjësitë. Çmimin e reklamimit të imazhit të një familje të lumtur po e paguaj unë, jo njeriu që ishte iracional ose ai që bëri një gabim. Kështu që të gjithë janë në rregull". Suarez nuk ndalet e ka diçka për të gjithë: "Çdokush që përfitoi nga kjo situatë në kurriz të jetës dhe karrierës sime personale do të paditet për riprodhimin e informacionit të rremë. Ajo që ndodhi është një situatë që nuk e fillova unë, nuk e kam nxitur apo provokuar... Të shumta fyerjet që më kanë ardhur dhe gënjeshtrat që qarkullojnë, për të heshtur përsëri. Faji i papërvojës sime. Por unë nuk jam përgjegjëse, për veten time dhe për të gjitha gratë që përdoren dhe gjykohen, për sjelljen e joshësve serialë që më vonë dinë si të fshihen”.

Icardi duket se i ka rrëfyer asaj për ndarjen e tij të afërt: "Më duhej të lidhesha me burra, duke besuar atë që thoshin: se ishin ndarë ose se po ndaheshin. Ndjej se kjo situatë është një déja-vu dhe se po paguaj me reputacion tim, për çështje që duhet të qëndrojnë personale". Një sulm total për sulmuesin e PSG-së, i cili ka pushuar së ndjekuri të gjithë në Instagram, përveç gruas së tij Wanda Nara: “Për të gjithë ata që ‘fshijnë’ njerëzit: a jemi të sigurt që janë në gjendje ta bëjnë këtë?”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI