Flash

Rrahin me karrige presidentin e Union Berlin: tifozët e Feyenoord e sulmuan në një bar

Lapsi.al 21 October 2021
Rrahin me karrige presidentin e Union Berlin: tifozët e Feyenoord e sulmuan

Një natë frike për presidentin e Union Berlin, Dirk Zingler, i cili u sulmua, së bashku me persona të tjerë, në një lokal në Roterdam nga një grup tifozësh të Feyenoord. Dy skuadrat do të përballen sonte në Ligën e sapoformuar të Konferencës. Presidenti i Unionit ishte në mesin e një grupi drejtuesish të ekipit kur u sulmua, njëri nga njerëzit me të cilin ai ishte i shoqëruar përfundoi në spital.

Policia e Roterdamit arrestoi një 25-vjeçar i cili, së bashku me një grup njerëzish, hodhën karrige dhe objekte të tjera mbi drejtuesit e klubit gjerman. "Për fat të mirë nuk pati lëndime serioze. Unë nuk mendova se një gjë e tillë mund të ndodhte, grupi përbëhej rreth një e treta nga gra dhe kishte edhe të moshuar," tha për DPA zëdhënësi i klubit të Unionit, Christian Arbeit, që më pas shtoi se i plagosuri tashmë është larguar nga spitali. Feyenoord e dënoi menjëherë incidentin dhe i kërkoi falje Unionit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI