Flash

Putin: Rusia shqyrton heqjen e talibanëve nga lista e organizatave terroriste

Lapsi.al 22 October 2021
Putin: Rusia shqyrton heqjen e talibanëve nga lista e organizatave

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Moska është duke shqyrtuar heqjen e talibanëve nga lista e organizatave terroriste. Rusia priti këtë javë një delegacion të lartë të talibanëve. Në bisedime morën pjesë edhe zyrtarë nga Kina, Pakistani dhe tetë vende të tjera. Në deklaratën e lëshuar pas takimit, u tha se në Afganistan “duhet të merret parasysh realiteti i ri, që është ardhja e talibanëve në pushtet”.

Rusia, po ashtu, bëri thirrje për mobilizimin e ndihmës ndërkombëtare për të mbështetur Afganistanin. Talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan në muajin gusht. Grupi ende konsiderohet organizatë terroriste në Rusi. Putin tha se Afganistani duhet të marrë mbështetje ekonomike, pasi, sipas tij, stabiliteti në vendin e shkatërruar nga lufta është në interes të të gjithë fqinjëve të tij.

Uashingtoni tha se nuk e ka ndërmend të lëshojë gati 9 miliardë dollarë nga rezervat e Bankës Qendrore afgane, që mbahen në SHBA. SHBA-ja i ka ngrirë ato pasi talibanët kanë marrë pushtetin. Kjo, me gjithë paralajmërimet nga Kombet e Bashkuara se ekonomia e Afganistanit është në prag të kolapsit dhe se ky vend përballet me krizë të thellë humanitare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI