Flash

"Duro me ndihmoi në distancë, skuadra si ndaj Anderlecht": Noka zbulon çelësin e suksesit të parë të Laçit

Lapsi.al 23 October 2021
"Duro me ndihmoi në distancë, skuadra si ndaj Anderlecht":

"Vinim nga një moment shumë i vështirë, u mundova të sjell skuadrën që kishim në kupat e Europës. Punova në anën morale. U riktheva në lojën që bëja me profesor Shpëtim Duron dhe me këshillat e tij në distancë arrita ta riktheja ekipin si në sfidën me Anderlehtin në ndeshjen e fundit, por jo 100%". Sero Noka nuk e fsheh gëzimin pas fitores në debutimin e tij si trajner i parë në Superiore, që është edhe i pari në këtë kampionat për Lacin. Tekniku, ish-asistenti i Duros sezonin e kaluar, nuk ka fshehur faktin se në prapaskenë është pikërisht Duro që sugjeron e ndihmon bardhezinjtë.

Në një formacion të njëjtë lojtarësh, por që jepnin krejt të kundërtën në fushë me Vukicevic e Duron, ajo që nuk funksiononte natyrisht që ishte një ngërç psikologjik, sic e saktëson edhe Noka pas ndeshjes së parë: "Nuk kishin bashkëpunim me trajnerin. Nuk mund të them më shumë. Është herët për të folur për pretendent. Mangësi nuk ka, grupi është i plotë e nuk kemi nevojë për lojtarë. Problemi ishte vetëm nga ana psikologjike, kaq mund të them", përfundoi tekniku.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI