Flash

Inzaghi ndez derbin e Italisë: "Nëse do ketë ndonjë juventin të rrëzuar nuk do ndalojmë"

Lapsi.al 23 October 2021
Inzaghi ndez derbin e Italisë: "Nëse do ketë ndonjë

Askush nuk do të përdorë termin vendimtar. Max Allegri e ka përjashtuar tashmë në konferencën për shtyp, e një gjë të tillë e ka bërë edhe Simone Inzaghi, duke pranuar megjithatë se Inter-Juventus është "një ndeshje që vlen më shumë se tre pikët në lojë" dhe se për ata që humbasin do të jetë e vështirë të ngrihen.

Kështu, ekziston një ndërgjegjësim i plotë dhe absolut për atë që është në lojë nesër mbrëma në San Siro, edhe për të nderuar titullin kampion që bie në sy në fanellat e zikaltërve: "Jam i kënaqur që Allegri ende na konsideron skuadrën më të fortë - tha trajneri interist në konferencën për shtyp, duke iu referuar fjalëve të kolegut të tij të Juventusit – por fare mirë mund të them të njëjtën gjë për ta, për Milanin, për Napolin apo për skuadrat e tjera”.

Me pak fjalë, përplasjet verbale janë hapja e asaj që do të ndodhë në fushë, duke filluar nga vendimi i marrë në dhomat e zhveshjes zikaltër, pas ngjarjeve në Olimpico javën e kaluar: "Pas asaj që ndodhi me Lazion, ne vendosëm se nuk do ta nxjerrim më topin jashtë me një njeri në tokë, por do t'i bindemi vetëm vendimeve të 'arbitrit'.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI