Flash

Kimmich kontrovers: mbledh fonde për vaksinat, por vetë është no vax

Lapsi.al 23 October 2021
Kimmich kontrovers: mbledh fonde për vaksinat, por vetë
Një kontradiktë. Të paktën sipas disave. Joshua Kimmich, 26-vjeçari i Bayern Munich, gjithnjë e më shumë lider taktik dhe karizmatik i skuadrës, e gjen veten të përfshirë në një polemikë lidhur me koronavirusin dhe vaksinat. Po, sepse ai që themeloi “We kick Corona”, një nismë që synon mbledhjen e parave për ata që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, vuajnë nga pandemia, nuk është i vaksinuar. Për disa, i mungon koherenca. Në faqen kryesore të "We kick Corona", e themeluar nga Kimmich dhe Goretzka, specifikohet se "secili prej nesh mundet, individualisht, të sigurojë që koronavirusi të mos përhapet. Megjithatë, vetëm së bashku mund ta ndihmojmë shoqërinë të shërohet”. Fakti që vaksina ndihmon në këtë aspekt nuk ka dyshim, e kjo është arsyeja pse pozicioni i Kimmich, një nga lojtarët e paktë të Bayernit që nuk është vaksinuar, i ka habitur të gjithë.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se Kimmich, me iniciativën e tij, ka arritur të mbledhë 500 mijë euro të cilat ia kaluan Covax, organizatës më të madhe në botë që merret me akses të barabartë në vaksina. Në fakt, pra, Kimmich promovon vaksinën për të tjerët, por për veten e tij ai pret që të ketë rezultate afatgjata për efektin e vaksinimeve. Një kontradiktë. Të paktën për disa.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI