Flash

Video/ Egnatian e fundos një penallti me Teutën: Martini rigjen buzëqeshjen përgjysëm

Lapsi.al 23 October 2021
Video/ Egnatian e fundos një penallti me Teutën: Martini rigjen

Pas humbjes në shtëpi kundër Tiranës, përgjigjet prezent Teuta me një sukses në transfertë, 0-1 ndaj Egnatias, por që nuk e lejon Martinin të buzëqeshë plotësisht, duke parë performancën e të tijve e faktin se diferenca u bë vetëm nga një gol me penallti i Kallakut, 10 minuta nga fundi.

Që në Rrogozhinë nuk do të ishte e lehtë, me skuadrën e Maganit, që pretendonte edhe të merrte kreun e renditjes në rast fitore, kjo dihej, por Teuta u vë në një provë vërtetë të vështirë me Egnatian që me Pedro Auguston, në fillim e në fund të pjesës së parë, mund të shënonte golin e avantazhit. Durrësakët pritën me shpresën e hapësirave për ti shfrytëzuar, por Egnatia u mbrojt me kujdes, ndërsa në pjesën e dytë gjërat ndryshuan sepse ishin të besuarit e Martinit që shtynë përpara në kërkim të një rezultati, për të harruar humbjen e fundit. Puja shpëton portën në tentativat e Plakut e Kallakut, por balanca prishet vetëm në minutën e 78, kur Gruda në një kontrast me Krivanjevan dhe rrëzohet në zonë.

Penalltia i jep mundësinë Kallakut t'i japë drejtimin e duhur ndeshjes, duke mposhtur portierin Puja e duke e ngjitur Teutën në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Tirana e vendit të parë që duhet të luajë derbin me Partizanin të hënën në mbrëmje. Egnatia, nga ana tjetër, mbetet me tetë pikë e zbret në vendin e pestë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI