Flash

“E kishim përgatitur me strategji”, Longo nuk i ka lënë asgjë rastësisë, edhe në ndeshjen me Vllazninë

Lapsi.al 24 October 2021
“E kishim përgatitur me strategji”, Longo nuk i ka

“E dinim para që Vllaznia është një ekip i mirë që mund të fitojë kampionatin. E dinim që për të fituar duhen raste golash, ne i krijuam dhe i shënuam". Diego Longo vlerëson performancën e Kukësit të tij, pas fitores 2-0 kundër Vllaznisë, në një ndeshje direkte mes skuadrave që pretendojnë titullin kampion. Një 90 minutësh sfidues, i vënë në shinat e duhura nga një super gol i Taipit: "Lojtar si Taipi merr pjesë shumë sidomos në metrat e fundit. Kjo fitore është padyshim për sakrificën që ato kanë bërë në gjithë stërvitjet e zhvilluara. Kemi pasur balanca edhe në ndeshjet e tjera".

Italiani i ka idetë e qarta, edhe për faktin se është koshient se jo gjithnjë, kaq mund të mjaftojë: "Tani duhet të shënojmë më shumë, i kemi mundësitë tre, katër apo pesë gola kur i kemi, mundësitë duhet të realizojmë. E kishim përgatitur ndeshjen kështu, Basha është fantastik, por unë doja të provoja diçka ndryshe. Mënyra sesi luajmë nuk varet nga qendra e mbrojtjes”, përfundoi Longo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI