Flash

FOTO/ Çmenduri në Gjermani: Fandrich pështyn në fytyrë asistentin e arbitrit

Lapsi.al 24 October 2021
FOTO/ Çmenduri në Gjermani: Fandrich pështyn në
Episod i pabesueshëm në kufijtë e çmendurisë në Gjermani në Bundesliga 2, gjatë ndeshjes mes Erzgebirge Aue dhe Ingolstadt. Protagonist, në negativ, është një lojtar i skuadrës vendase, i cili pas një rivënie anësore të diskutueshme, humbet mendjen dhe pështyn në drejtim të anësorit. I ka ndodhur mesfushorit të Erzgebirge Aue, Clemens Fandrich, i cili u përjashtua me karton të kuq dhe që me siguri do të marrë një dënim shembullor nga Federata Gjermane e Futbollit. Lojtari, pasi ka kontestuar një rivënie anësore të akorduar për kundërshtarët, ka reaguar ashpër, duke dhënë edhe një të pështyrë në fytyrë arbitrit të linjës. Mesfushori 30 vjecar doli i tërbuar nga fusha, por ndoshta edhe i vetëdijshëm se kishte kryer diçka absolutisht të tepruar dhe të gabuar, edhe sepse gjithçka ndodhi në fund të ndeshjes, kur kronometri tregonte minutën e 89. Skuadra e tij – sa për një ngushëllim të vogël – fitoi 1-0 por së shpejti “gëzimi” i suksesit do të kalojë. Kur të vijë dënimi dhe të zbulohet se sa kohë mesfushori duhet të qendrojë jashtë fushës, do të ketë shumë pak për të festuar…

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI