Flash

FOTO/ Për fat nuk luan me City: Dele Alli ndahet nga vajza e Guardiolas, ka një tjetër raport

Lapsi.al 24 October 2021
FOTO/ Për fat nuk luan me City: Dele Alli ndahet nga vajza e Guardiolas, ka

Dele Alli është pikasur në shoqërinë e modeles Nicole Berry. E gjithë kjo ndodhi pas disa daljeve publike dhe puthjes me vajzën e Pep Guardiolës. Mesfushori i Tottenhamit duket se ka ndërprerë marrëdhënien e tij me María Guardiolën, e zëdhënësi i tij e ka bërë të qartë se lojtari është 'single'.

Pak më pak se një muaj më parë, vajza e Pep Guardiolës dhe Dele Alli u fotografuan në qëndrime romantike nga Daily Mail. Më pas mesfushori i Tottenham është parë të takohet e të dalë me aktoren dhe modelen Nicole Berry, me të cilën është lidhur përmes Instagram. Burime pranë mediave britanike thonë se Alli e ka kontaktuar Nicole përmes rrjeteve sociale, dhe se në fillim ajo e kishte injoruar lojtarin e Spurs dhe kombëtares angleze. Në fund aktorja ka pranuar të dalë në takim: "Ajo i kishte injoruar katër mesazhet e tij. Por në fund ajo i tha "po" takimit dhe u zbavit. Por pasi një fotograf i pikasi, Nicole bëri një hap prapa".

Nicole Berry është një aktore 24-vjeçare e lindur në Toronto, Kanada. Është diplomuar për letërsi angleze, ndonëse ka filluar të punojë në moshën 18-vjeçare si modele. Ai jeton në Londër, Los Angeles dhe Miami, dhe ka mbi 27,000 ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. Të kesh një lidhje me një futbollist padyshim që mund të rrisë shikueshmërinë e saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI