Flash

Inter-Juve, të rejat e fundit në formacion: Inzaghi e Allegri, tre ndryshime në krahasim me Champions

Lapsi.al 24 October 2021
Inter-Juve, të rejat e fundit në formacion: Inzaghi e Allegri, tre

Takimi është lënë për në orën 20.45 në San Siro, për një nga ndeshjet më të pritura në Serie A: derbin e Italisë mes Interit dhe Juventusit. Ja dyshimet e fundit mbi formacionin që Simone Inzaghi dhe Max Allegri do të duhet të zgjidhin në këto orë. Në ndeshjen e mbrëmjes për javën e 9 të kampionatit, Inter dhe Juve përballen me njëri-tjetrin në San Siro me teknikët që, pas Champions, janë të tentuar të bëjnë tre ndryshimë në secilën anë.

INTER — Simone Inzaghi do të mbajë me vete deri në momentin e fundit dyshimin që e shoqëron para derbit italian: kush mes Calhanoglu dhe ish-juventinit Vidal do të kompletojë mesfushën? Disa shanse i ruan edhe Vecino, por sfida për një fanellë është mes turkut të rikuperuar dhe kilianit të hiper-motivuar nga Juventusi i "tij". Tekniku i zikaltërve do të vendosë vetëm pas kontrollit të sotëm: nëse Vidal do të nisë titullar, atëherë edhe Federico Dimarco ka të ngjarë të kthehet në garë për ta nisur nga fillimi. Majtoshi mund të zërë sërish vendin e Bastonit si i tretë i mbrojtjes i ngarkuar për tu “ngjitur”, ose atë të Perisicit si anësor i të gjithë krahur. Ndërkohë dje skuadra është pritur në Pinetina nga rreth njëqind tifozë e, më pas, në mbrëmje ka darkuar me drejtuesit. E sot në San Siro nuk do të jetë Correa, i cili u largua nga grumbullimi për shkak të një lodhje muskulore: argjentinasi duhet të kthehet që të mërkurën në Empoli.

JUVENTUS — Max Allegri nuk i ka përfshirë Kean dhe Rabiot në të grumbulluarit: lodhje muskulore për Moise, pasoja të Covid për Adrien. Thirrja e parë ndërkohë për Paulo Dybala, i cili duhet të ulet në pankinë: fanella e titullarit nuk është e mundshme, por nuk është për tu përjashtuar 100% (dhe për më tepër, Allegri tha se do të vendosë këtë mëngjes). Dyshimi i madh është në qendër të mbrojtjes: De Ligt, Bonucci dhe Chiellini luajnë për dy fanella. Parashikimi: Chiellini pritet në fushë, Bonucci dhe De Ligt luajnë për vendin tjetër. Për pjesën tjetër, bardhezinjtë shkojnë drejt një 3-5-2 në fazën e zotërimit të topit, i cili bëhet 4-4-2 kur Juve mbrohet. Historia e Allegrit tregon, se në lojëra si kjo, lëvizja surprizë është gjithmonë e fshehur, por ndryshimet në krahasim me ndeshjen e së mërkurës kundër Zenit duhet të jenë tre, me Cuadrado përsëri në të djathtë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI