Flash

Juventus, prapaskena mbi Salah, mund të mbërrinte në 2013: ndërkohë i merr kapitenin Milanit

Lapsi.al 24 October 2021
Juventus, prapaskena mbi Salah, mund të mbërrinte në 2013:

Mohamed Salah është një prej lojtarëve më të spikatur në futbollin që ka rëndësi e shumë klube do të dëshironin ta kishin në skuadër, ndërsa për ndonjë tjetër është një ndjesi edhe më e fortë: keqardhja se mund ta kishin patur aty prej vitesh. Një mundësi që ndoshta tek Juventus e qajnë ende, duke qenë se mund të konkretizohej në 2013, kur atëherë drejtori i sektorit të të rinjve Cherubini (aktualisht drejtori sportiv i skuadrës së parë) i propozoi dyshes Marotta-Paratici egjiiptianin, që ishte tek Basel. Pastaj klubi vendosi t'i besojë profileve që ishin më gati.

Një situatë, që ndoshta tek Juventus i ka bërë të jenë më gati të lëvizin, kur është mundësia e që i kanë bërë bardhezinjtë të jenë gati për të mirëpritur Alessio Romagnolin. Mbrojtësi duhet i destinuar të mos rinovojë me Milan e ndaj tij është interesimi i lartë i Juves. Madje, sipas Todofichajes, bardhezinjtë kanë arritur akordin me mbrojtësin e Raiolas: gati një kontratë prej 5 milionë euro në sezon plus bonus.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI