Flash

Super e diela e futbollit! Katër klasike në 4 kampionatet elitare: ja cfarë luhet e dikush ka qenë prezent në të gjitha

Lapsi.al 24 October 2021
Super e diela e futbollit! Katër klasike në 4 kampionatet elitare: ja

Një e dielë nga ato që të ngulisin në divan. Në mënyrën e saj unike, në fakt, sepse nuk po flasim për ato të diela që të mbajnë në ankth në pritje të një ndeshje të madhe, por nga ato ditë ku sfidat e mëdha nuk të lënë frymëmarrje. Janë katër klasike, me vetëm një problem: dy nga katër ndeshjet e mëdha të asaj që një anglosakson mund ta quajë Super Sunday, duke i rrëmbyer termin e rezervuar të dielës së Super Bowl në SHBA, do të nisin në të njëjtën kohë. Nëse Barcellona-Real Madrid do të nisë 16.15, duke u bashkuar kështu vetëm për një gjysmë ore me Manchester United-Liverpool (starti në 17.30), Olympique Marseille-PSG (e treta kundër kryesueses në Francë) e Inter-Juventus do të luhen njëkohësisht në 20.45. E këtu është i nevojshëm një ekran i dytë...

Por pavarësisht se kush do t'i përjetojë këto katër perla të topit para televizorit, mbi divan e me brohoritje të furishme për qejfin e tij - ka përkundrazi, nga ata që kanë qenë protagonist në fushat e gjelbra të Camp Nou, Bernabeu, Old Trafford, Anfield, Stadium (ose Delle Alpi i vjetër), San Siro, Parc des Princes dhe Velodrome. Në fakt, dy prej tyre kanë luajtur poker, në fushë në të katër super sfidat. Dikush është shumë i lehtë për tu gjetur, Zlatan Ibrahimovic. Tjetri? Epo, për të duhet një kujtesë e hekurt për ta mbajtur mend: Laurent Blanc. E këtu mund të përfshihet gjithashtu Nicolas Anelka, që në fakt Inter-Juve e përjetoi vetëm nga pankina, pa e luajtur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI