Flash

Video/ Derbi i Italisë pa fitues: VAR ndërhyn në rezultat, Dybala i përgjigjet Dzekos

Lapsi.al 24 October 2021
Video/ Derbi i Italisë pa fitues: VAR ndërhyn në rezultat, Dybala

Përfundon në barazim 1-1 derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit, ndeshja e mbrëmjes e javës së 9 të Serie A. Dzeko i dhuroi zikaltërve epërsinë në minutën e 17, me një depozitim të lehtë në rrjetë, pas shtyllës së goditur nga Calhanoglu. Skuadra e Inzaghit nuk është se vuajti shumë, por paguan shtrenjtë naivitetin e Dumfries që i goditi këmbën Alex Sandros mbi vijën e zonës. VAR thërriti Marianin që pas kontrollit të pamjeve akordoi penalltinë, që Dybala nuk e gaboi, duke dërguar Handanovic në krahun e kundërt (89 '). Inzaghi rrëshqet në -7 nga Napoli dhe Milani, ndërsa Allegri ndërpret serinë e fitoreve.

Juventus rikuperon kështu in-extremis një ndeshje që dukej e komprometuar: Interi kaloi në avantazh me Xhekon në minutën e 17’ të pjesës së parë, ndërsa bardhezinjtë rikuperuan disavantazhin në minutën e 89, me Dybala shumë ftohtë nga pika e bardhë e penalltisë. E majta e argjentinasit fiksoi rezultatin në barazim (1-1) dhe ngriu entuziazmin e San Siros.

Goli i Dzekos, i teti sezonal për të, u shënua me Juven në atë moment me 10 lojtarë, me Bernardeschi të dëmtuar dhe në pritje të një zëvendësimi. Interi mbetet në vendin e treti me 18 pikë, -7 nga dyshja e kreut, ndërsa Juve ngjitet në 15, në shoqërinë e Atalantës dhe Fiorentinës, por -10 nga Milani dhe Napoli.

Serie A Italy

Atalanta 1-1 Udinese

Fiorentina 3-0 Cagliari

Verona 4-1 Lazio

Roma 0-0 Napoli

Inter 1-1 Juventus

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI